Aksident trafiku pranë liqenit të Badovcit, katër të lënduar

Prishtinë | 13 Mar 2021 | 13:59 | Nga Ekonomia Online

Sot rreth orës 12:00 ka ndodhur një aksident trafiku pranë liqenit të Badovcit.

Si pasojë e këtij aksidenti, katër persona kanë pësuar lëndime trupore.

Lajmin për klankosova.tv e ka konfirmuar zyrtari i Policisë për Informim, Bajram Krasniqi.

“Në ora 12:03, policia është njoftuar për një aksident trafiku në magjistralen Prishtinë-Gjilan (Badovc). Të përfshira në aksident janë dy vetura. Si pasojë e aksidentit katër persona kanë pësuar lëndime. Njësia policore e trafikut e ka trajtuar aksidentin”.

Të ngjashme