Aksidenti në Shkup, Ambasada Amerikane ulë flamujt në gjysmështizë

Prishtinë | 14 Shk 2019 | 13:22 | Nga Ekonomia Online

Pas tragjedisë ku dyshohet se humbën jetën 15 persona nga aksidenti rrugor në autostradën Shkup-Tetovë, edhe Ambasada e SHBA-së në Shkup ka ulur flamujt në gjysmështizë në nder të viktimave.

“Flamujt e ambasadës sot dhe nesër do të jeni në gjysmështizë pas humbjes tragjike të personave në aksidentin e djeshëm  në autostradën Shkup-Tetovë”, thuhet në njoftimin e ambasadës, transmeton Alsat M.

“Shprehim ngushëllimet e tona të sinqerta deri tek familjarët e viktimave me dëshirë për rikuperim të plotë të personave të lënduar”, thonë nga Ambasada amerikane ne Shkup”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme