Aksidentohen dy drejtorë të komunës së Rahovecit, njëri me lëndime të rënda

Prishtinë | 27 Gus 2018 | 14:09 | Nga
Dy drejtorë të komunës së Rahovecit, njëri për ekonomi e tjetri për Financa gjatë ditës së sotme kanë pësuar aksident trafiku duke marrë lëndime trupore. Gjendja shëndetësore e njëri nga këta dy të lënduar është më e rëndë.
Lajmin rreth aksidentit për Express e ka konfirmuar kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi.

Sipas tij, drejtori i financave në komunën që ai e udhëheq, Afrim Limani, ka marrë lëndime më të rënda trupore.

“Po, mund të ju konfirmojë rreth aksidentit. Dy drejtorë në komunën tonë janë aksidentuar sot. Njëri nga ta ka pasur edhe ndërhyrje kirurgjike. Janë aksidentuar drejtori i Financave, Afrim Limani i cili ka lëndime më serioze dhe gjendet në QKUK. Ai në këto momente doli nga një operacion. Ndërkohë drejtori tjetër, Artan Asllani, Drejtor për Ekonomi, Turizëm dhe Zhvillim ka lëndime më të lehta trupore dhe është dërguar për rehabilitim në Spitalin e Gjakovës”, ka thënë Latifi.

Kryetari ka thënë se sipas informatave të para, drejtorët e tij kanë qenë duke lëvizur në rrugën e tyre me veturë private

Të ngjashme