Sot rreth orës 15:00 ka ndodhur një aksident trafiku në rrugën Prishtinë-Podujevë, gjegjësisht në fshatin Bërnicë.
Policia njofton se aty janë përfshirë dy automjete dhe si pasojë e aksidentit një person ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor.
Me rastin po merret njësiti i trafikut.