Aksidentohen rëndë dy çiklistë, Federata e shqetësuar me kushtet në komunikacion

Prishtinë | 16 Qer 2017 | 19:46 | Nga

Federata e Çiklizmit të Kosovës, përmes një komunikate për media shpreh shqetësimin e thellë për numrin e aksidenteve në trafik, të ndodhura në kohët e fundit, ku cak kanë qenë edhe çiklistët.

Së fundmi, pasditen e 15 qershorit, 2017 në ora 19:20, dy nga sportistët e klubit të çiklizmit “AS Prishtina”, Përparim Ibrahimi dhe Lorik Shabani, janë aksidentuar në aksin rrugor Prishtinë – Llukar, afër pompës së benzinës “Qamerlija”.

Prej këtij aksidenti çiklisti, Përparim Ibrahimi është lënduar më rëndë me 41 qepje (penj), dëmtim në qafë, në boshtin kurrizor dhe këmbë, ndërsa Lorik Shabani është i lënduar kryesisht në fytyrë.

“Ne si Federatë, kërkojmë nga organet kompetente që të merren me këtë rast dhe me raste të tjera që sportistët tanë të ndihen më të sigurt në trafik. Gjithashtu, kërkojmë nga Mediat që rasteve e tilla t’ju jepet hapësirë për më shumë informim”, thuhet në komunikatën që ka nënshkrimin e kryetarit të FÇK-së, Avni Nuha.

Të ngjashme