Aksion i madh antidrogë në 5 komuna të Kosovës

Prishtinë | 07 Sht 2022 | 07:38 | Nga Ekonomia Online

Drejtoria për Krime të Rënda, e udhëhequr nga Prokuroria Themelore e Pejës ka zhvilluar një aksion kundër Krimit të Organizuar në 5 komuna të Kosovës.

13 të dyshuarit H.S, M.H, K.L, F.L, E.L, R.Gj, Sh.J, A.J, I.S, S.J, S.B, M.N, H.J, dyshohen për import e shitblerje të paautorizuar të armëve si dhe kultivim të bimëve narkotike.

Aksioni ka nisur herët në mëngjes dhe ka edhe të arrestuar.

“Prokuroria Themelore në Pejë, departamenti i krimeve të rënda është duke zhvilluar sot një aksion në 5 komunat e RKS, Pejë, Istog, Klinë,  Skënderaj dhe Mitrovicë dhe janë duke u bastisur 13 lokacione ku njëkohësisht është siguruar edhe vendi i ngjarjes ku dyshohet se ka plantacion të kanabisit. Poashtu në disa lokacione janë sekuestruar edhe armë, para, telefona dhe elemente tjera të veprës penale.”- ka thënë Shkodran Nikçi, zëdhënës i Prokurorisë Themelore në Pejê teksa e ka konfirmuar lajmin për  Klan Kosova.

Të ngjashme