Aksion në tri qytete të vendit, bastisje edhe në Ministrinë e Infrastrukturës

Prishtinë | 06 Jan 2022 | 08:55 | Nga Ekonomia Online

Një aksion i bastisjeve është duke u zhvilluar në Prishtinë, Ferizaj dhe Shtërpcë. Këto bastisje janë vazhdim i aksionit për ndërtimet në Brezovicë.

Bastisjet po zhvillohen edhe në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

Lajmin e ka konfirmuar Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Ferizaj, Shukri Jashari.

“Po, janë duke u kryer bastisje. Aksioni është duke u zhvilluar në Prishtinë, Ferizaj dhe Shtërpcë. Bastisje janë duke u kryer edhe në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor. Është vazhdimësi e aksionit të 21 dhjetorit, pra për ndërtimet në Brezovicë. Deri tash s’ka të arrestuar, meqenëse bastisjet po vazhdojnë ende”, ka thënë Jashari.

Ndryshe, një aksion i tillë ishte zhvilluar edhe më 21 dhjetor të vitit të kaluar. Në këtë aksion u arrestuan dhjetë zyrtarë. Në mesin e të arrestuarve ishte edhe ish-kryetari i Shtërpcës, Bratisllav Nikoliq.

Ai dyshohet se ka përfituar deri në 1 milion euro për lejet e lëshuara kundërligjshëm për ndërtimin e objekteve në Brezovicë, në Komunën e Shtërpcës.

Të arrestuarit dyshohen për veprat penale: marrje dhe dhënie e ryshfetit, si dhe keqpërdorim i pozitës zyrtare.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme