Aksion pastrimi në Prishtinë, largohen mbeturinat në hapësirën që qon në lagjen “Arbëria”

Prishtinë | 01 Dhj 2018 | 15:32 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Let’s Do It Kosova po vazhdon me aktivitete në kuadër të fushatës “Ta Pastrojmë Kosovën”.

Sot përveç Klinës ku së bashku me kryeministrin e vendit Ramush Haradinaj, realizuan aksion pastrimi, ata këtë aktivitet e vazhduan edhe në Prishtinë.

Kjo organizatë sot pastroi hapësirën përgjatë rrugës që qon në lagjen “Arbëria”.

Drejtori i Let’s Do It Kosova, Luan Hasanaj  ka thënë se kjo hapësirë është ë stërmbushur me mbeturina nga qytetarët e pandërgjegjshëm, raporton Ekonomia Online.

“Të jetë një situatë si kjo, është vërtetë e pakuptueshme. pra është një brez rruge i shndërruar pothuajse në deponi, ku qytetarët e pandërgjegjshëm nga kanë kaluar rrugës këtej e kanë mbushë me mbetje”, tha ai.

Ai ka kërkuar nga inspektorët që të jenë më të vëmendshëm  dhe ti  gjobisin të gjithë ata që po e ndotin ambientin.

“Unë do u bëja apel në radhë të parë inspektorëve që të jenë shumë më të vëmendshëm t’i gjobisin këta njerëz që po e ndotin Kosovën në këtë formë, por në anën tjetër do u kërkoja edhe qytetarëve që mos të vazhdojnë më këtë avaz sepse ne pastro e në anën tjetër qytetarët hudh, nuk e di se deri ku do të shkojë kjo situatë”, tha ai.

E, Mentor Merovci, nga Let’s Do It Kosova, ka thënë se qytetarët duhet të vetëdijesohen për të mbrojtur ambientin nga mbeturinat.

“Çka duhet të bëjmë është që me këto mënyra tona të buta me e vetëdijesuar qytetarin. Ma merr mendja se do t’i vijë fundi dhe ftojmë shtetin që t’i vejmë në punë mekanizmat e vet, siç janë inspektorët dhe inspektoratet e ndryshme edhe dhe policia që qytetarët të cilët janë jo të ndërgjegjshëm, të fillojnë edhe me gjobitjen e tyre”, tha ai.

Të ngjashme