Aksion për pastrimin e Liqenit të Badocit

Prishtinë | 26 Jan 2020 | 12:16 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Grupi për Mbrojtjen e Liqenit të Badocit ka zhvilluar sot aksion pastrimi të liqenit nga i cili furnizohet edhe një pjesë e Prishtinës.

Amanda Toska nga Grupi i Mbrojtjes së Liqenit ka thënë për Ekonomia Online, se pasi rënies së nivelit të ujit, mbeturinat janë shfaqur jashtë, andaj qytetarët duhet të aktivizohen në mbrojtje të  këtij liqeni.

Toska kërkoj nga qytetarët që të dalin të pastrojnë, pasi siç tha ajo nga ky ujë ushqehemi .

“Qëllimi i iniciativës tonë për të pastruar liqenin  e Badocit duke parë që edhe niveli i ujit ka filluar të bie edhe mbeturinat kanë dalë prej ujit dhe e kemi parë të arsyeshme edhe për shkak të motit pse jo mos mu aktivizua si qytetar për me dal në mbrojtjeje të liqenit që ka Kosova”.

“Duke e parë edhe sa thasë të mbeturinave kemi mbledh sot po shihet që jemi shumë pak që i dalim në mbrojte liqenit, duhet me dal ma shumë qytetar,  sepse prej këtij uji ne edhe mbijetojmë”, u shpreh Toska.

Të ngjashme