Aksion simbolik para Prokurorisë

Prishtinë | 16 Sht 2016 | 08:11 | Nga

Grupi i qytetarëve të cilët janë duke protestuar tash e disa herë pas publikimit të skandalit të përgjimeve me protagonist ish-shefin e Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci, sot do të protestojnë para Prokurorisë Speciale në Prishtinë.

Këtë herë, grupi i qytetarëve thotë se do të realizojë një aksion në lidhje me paraqitjen e pa-dinjitetshme të Adem Grabovcit në prokurori për intervistim.

“#PROTESTOJ ju njofton se më 16 shtator 2016, në ora 10:30 para zyrës së Prokurorisë Speciale në Prishtinë do ta realizojë një aksion lidhur me paraqitjen e pa-dinjitetshme të Adem Grabovcit në prokurori për intervistim”, thuhet në njoftimin e këtij grupi.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme