Aksion simbolik për murin në Mitrovicë

Prishtinë | 16 Dhj 2016 | 08:07 | Nga

Iniciativa Qytetare për Veprim (IQV), organizon sot një aksion simbolik para zyrës së BE-së në Prishtinë, lidhur me ndërtimin e murit të ndarjes së Mitrovicës.

IQV-ja e konsideron përgjegjëse kryesore BE-në për vendosjen e murit ndarës në Mitrovicë, andaj, përmes këtij aksioni simbolik kërkon nga BE-ja, si ndërmjetësues dhe garantues i negociatave Kosovë-Serbi, të rrënojë murin ndarës dhe të largojë shtetin e Serbisë nga Kosova, i cili po na e shkatërron republikën nga brenda.

“IQV-ja po ashtu konsideron si bashkëfajtore Qeverinë e Kosovës, e cila përveç që nuk po e shtrin sovranitetin në veri, ajo, përmes negociatave po i nënshtrohet të gjitha kushteve dhe kërkesave të Serbisë”, thuhet në njoftimin e Iniciativës Qytetare për Veprim.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme