Aksioni i policisë me automjete dhe rroba civile

Prishtinë | 27 Sht 2021 | 14:23 | Nga Ekonomia Online

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, ka vazhduar me aktivitetet e saja në parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor. Së fundmi policia ka nisur një aksion me automjete dhe rroba civile në identifikim të kundërvajtësve të ndryshëm në komunikacion .

Patrulla e policisë me automjete dhe rroba civile në lëvizje , nëpër lokacione të ndryshme, në rrugë lokale dhe magjistrale identifikojnë drejtuesit të cilët shkaktojnë kundërvajtje të ndryshme në komunikacion, të njëjtit ndalohen dhe u shqiptohen gjoba kundërvajtëse, sipas ligjit të komunikacionit rrugor.

“Në kuadër të këtij aksioni policia nga data 14.09.2021 deri më sot ka shqiptuar këto kundërvajtje:

Mos respektimi i shpejtësisë së kufizuar, 204 gjoba

Tejkalim në vije të plotë apo vend të ndaluar, 28 gjoba

Drejtimi i mjetit pa patentë shofer , 52 gjoba

Kalimi i afatatit të regjistrimit , 103 gjoba

Xhamat e errët, vendosja e foljes ose materialit tjetër, 75 gjoba

Mos përdorimi i rripit të sigurisë , 222 gjoba

Përdorimi i telefonit gjatë ngasjes , 497 gjoba

Kundërvajtje tjera, bazuar në ligjet në fushën e trafikut rrugor, 859 gjoba.

Gjithsej , 2040 gjoba”, njofton policia.

Të ngjashme