Aksioni i Policisë në Ferizaj: 13 të arrestuar për vjedhjen e druve në Parkun Nacional Sharri

Prishtinë | 19 Nën 2021 | 10:41 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Drejtoria rajonale e Polciisë në Ferizaj ka ndaluar pesë persona për 48 orë nën akuzat se kanë shkretuar dhe vjedhur në Parkun Nacional Sharri.

Këtë e ka bërë të ditur zëvendës Drejtori rajonal i policisë, Basri Shabani, duke shtuar se janë bastisur disa lokacione në pjesën e fshatit Strazhë dhe zonave përreth.

“Fillimisht në dy lokacione në pyjet e parkut nacional janë kapur në flagrancë dhe arrestuar 10 persona duke prerë dru dhe duke ngarkuar masë drurore në kamionet dhe traktorat e tyre të modifikuar”.

“Në të njëjtën kohë  në pesë lokacione dhe atë në fshatin Ivajë në dy lokacion, në fshatin Rakaj, në fshatin Dubravë dhe një në fshatin Sllatinë, janë kontrolluar nën dyshimin se të njëjtit qe një kohë të gjatë janë duke u marrë me dëmtimin e Parkut Nacional dhe prerjen e druve” u shpreh Shabani.

Tutje ai bëri të ditur se personat e arrestuar janë SH.L, 1995, nga fshati Ivajë, M.L, 1987 nga fshati Vatë, , E.SH, 1983 Sllatinë, B.R. 1992 dhe G.S 1987 nga fshati Gjergjedell, ët gjithë në komunën e Kacanikut.

Ndërsa tetë personat e tjerë që janë shoqëruar në stacionin policorë, janë liruar në procedurë të rregullt derisa hetimet ndaj tyre do të vazhdojnë.

Të ngjashme