Aksioni i policisë në tregun e veturave në Prishtinë, arrestohen katër persona

Prishtinë | 03 Tet 2022 | 08:40 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës të dielën ka zhvilluar një aksion në tregun e automjeteve në Prishtinë, ku ka arrestuar disa persona.

Sipas policisë katër persona janë arrestuar në raste të ndara pasi janë hasur duke shituar elektroshok, dylbi të ndryshme për pushkë, thika, boksa të metalit etj.

Këto pajisje janë konfiskuar nga Policia, ndërsa katër të arrestuarit me vendim të prokurorit janë liruar dhe rastet shkojnë në procedurë të rregullt, është bërë e ditur përmes raportit 24-orësh të Policisë. 

Të ngjashme