Aksioni kundër kontrabandës në veri, policia arreston edhe 4 persona të tjerë

Prishtinë | 15 Tet 2021 | 18:18 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka intervistuar edhe tre persona lidhur me aksionin që u zhvillua dy ditë më parë në komunat veriore të Kosovës kundër krimit të organizuar dhe kontrabandës.

Sipas komunikatës së policisë së Kosovës, hetuesit kanë intervistuar katër të dyshuar që kanë qenë në kërkim policor dhe tre prej tyre janë dërguar në mbajtje, shkruan lajmi.net.

“Personat e intervistuar nga zyrtarët policorë janë: V.H., (1978), M.H., (1981), M.V., (1994) dhe A.N., (1982), të cilët pas intervistimit, me urdhër të prokurorit tre të dyshuar janë dërguar në mbajte, përderisa njëri nga të dyshuarit është liruar në procedurë të rregullt.”, thuhet në komunikatë.

Kjo është komunikata e plotë:

Pas realizimit të operacionit policor në luftën kundër krimit të organizuar dhe kontrabandës me mallra, të datës 13.10.2021 në rajonin e Prishtinës, Pejës, Mitrovicës Jugu dhe Mitrovicës Veri, ku ishin arrestuar tetë persona të dyshuar dhe shpallur në kërkim dhjetë persona tjerë të dyshuar, policia ka vazhduar hetimet intensive drejtë arrestimit dhe sjelljes para organeve të drejtësisë të të dyshuarve që ishin në kërkim.

Pas veprimeve operacionale dhe vendosjes në kërkim të personave të dyshuar, sot me 15.10.2021 hetuesit policorë kanë intervistuar edhe katër nga të dyshuarit që kanë qenë në kërkim policorë.

Personat e intervistuar nga zyrtarët policorë janë: V.H., (1978), M.H., (1981), M.V., (1994) dhe A.N., (1982), të cilët pas intervistimit, me urdhër të prokurorit tre të dyshuar janë dërguar në mbajte, përderisa njëri nga të dyshuarit është liruar në procedurë të rregullt.

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në vazhdimin e hetimeve intensive drejtë sjelljes para organeve të drejtësisë edhe të persona tjerë të dyshuar të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Të ngjashme