Aksioni në Karaçevë – Sveçla: U konfiskuan aparatet e bixhozit dhe u rrënuan objektet ilegale

Prishtinë | 15 Dhj 2021 | 11:04 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka dhënë detaje për aksionin në Karaçevë.

Përmes një postimi në Facebook ai ka thënë se aksioni ka qenë i suksesshëm.

Postimi i plotë:

Edhe një aksion i suksesshëm i Policisë së Kosovës.

Në bashkëpunim dhe koordinim me Prokurorinë Themelore në Gjilan dhe me autoritet komunale të Dardanës sot u godit rrjeti i kazinove ilegale në zonën e fshatit Karaqevë.

Pas konfiskimit të aparatave për lojërat e bixhozit, u rrënuan objektet e ndërtuara ilegale si dhe arrestimet e personave të përfshirë në këtë aktivitet kriminal po vazhdojnë edhe në këto momente.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme