Aksioni “Subvencioni 2021”, ndalohet për 48 orë drejtori i Sekretariatit të Këshillit Prokurorial

Prishtinë | 01 Mar 2021 | 17:57 | Nga Ekonomia Online

Prokuroria Themelore e Prishtinës njofton opinionin publik se me urdhër të saj është shoqëruar për intervistim drejtori i Përgjithshëm dhe një zyrtare e Sekretariatit të Këshillit Prokurorial të Kosovës.

Të lartcekurit janë shoqëruar në polici për t’u intervistuar lidhur për veprimet që dyshohet se ata i kanë kryer.

Me aktvendim të prokurorit të shtetit të lartcekurit janë ndaluar për 48 orë.

Po ashtu, ju njoftojmë se Këshilli Prokurorial i Kosovës, do të ndërmerr të gjitha veprimet e duhura në përputhje me ligjin dhe mandatin e vet.

Kjo procedurë penale nuk ka të bëjë asgjë me rastin e Ministrisë së Bujqësisë.

Të ngjashme