Aktakuza ndaj Milaim Zekës e Shkumbin Demaliajt, Ambasadori Kosnett përgëzon Prokurorinë e Prishtinës

Prishtinë | 06 Sht 2019 | 18:17 | Nga Ekonomia Online

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Philip Kosnett, ka mirëpritur vendimin e djeshëm të Prokurorisë Themelore të Prishtinës për ngritjen e aktakuzës ndaj dy ish-deputetëve, Milaim Zekës e Shkumbin Demaliajt.

Zeka e Demaliaj janë të dyshuar për veprën penale, kërcënim ndaj prokurorëve.

Në një reagim në twitter Kosnett ka thënë se është e papranueshme që në demokracie të kërcënohen apo të paralajmërohet hakmarrje ndaj kujtdo në sistemin gjyqësor.

”Punë e mirë nga Prokuroria Themelore e Prishtinës, për ngritjen e  aktakuzave ndaj dy ish-deputetëve si të dyshuar për kërcënime ndaj prokurorëve. Kërcënimet apo hakmarrja ndaj kujtdo në sistemin gjyqësor, dëshmitarëve, prokurorëve, palës mbrojtës, gjyqtarëve e policisë, është e pa pranushme në demokraci”, ka shkruar Kosnett.

Të ngjashme