Aktakuza për rastin e veteranëve dorëzohet në Gjykatën Themelore

Prishtinë | 07 Dhj 2018 | 18:26 | Nga Ekonomia Online

Prokuroria Speciale e Kosovës, ka bërë të ditur se e ka dorëzuar në Gjykatën Themelore në Prishtinë, aktakuzën e plotësuar të njohur si “Rasti i Veteranëve”.

Prokuroria ka njoftuar se aktakuza është dorëzuar sipas vërejtjeve të Gjykatës Themelore.

“Aktakuza është plotësuar sipas vërejtjeve të Gjykatës Themelore në Prishtinë, po ashtu duke pasur parasysh kompleksitetin e rastit, kemi kërkuar afat shtesë, të cilit i jemi përmbajtur me përpikëri”, shkruan në komunikatën e Prokurorisë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme