Aktakuzë kundër kryetarit të Kllokotit lidhur me zgjedhjet e 14 shkurtit 2021

Prishtinë | 02 Kor 2021 | 12:11 | Nga Ekonomia Online

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamenti Special, kundër të pandehurit me inicialet B.D., lidhur me zgjedhjet e 14 shkurtit të vitit 2021.

Prokuroria Speciale njofton se aktakuzën e ka ngritur kundër të pandehurit B.D, Kryetar i Komunës së Kllokotit, për shkak se është vërtetuar dyshimi i bazuar se ka kryer veprën penale “Cenimi i përcaktimit të lirë të votuesve’’ e paraparë dhe sanksionuar me nenin 210  të Kodit Nr. 06/L-074 Penal të Republikës së Kosovës.

Të ngjashme