Aktakuzë kundër kryetarit të komunës së Pejës

Prishtinë | 08 Maj 2017 | 17:59 | Nga

Prokuroria Themelore e Pejës ka ngritur aktakuzë ndaj kryetarit të Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxherit.

Ngritjen e aktakuzës e konfirmoi për KALLXO.com kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Pejës, Agim Kurmehaj.

“Po, mund ta konfirmoj që është ngritur aktakuzë. Aktakuza është ngritur për moszbatim të vendimit të Gjykatës nga ana e kryetarit Muhaxheri lidhur me largimin nga puna të auditorit të brendshëm të Komunës”, tha Kurmehaj përmes telefonit.

Ndërkaq, kryetari Muhaxheri nuk është përgjigjur në telefon. Megjithatë, zëdhënësi i Komunës së Pejës, Engelbert Zefaj, tha se deri më tani nuk kanë pranuar ndonjë njoftim zyrtar për ngritjen e kësaj aktakuze.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme