Aktakuzë ndaj dy zyrtarëve të Aeroportit për keqpërdorim detyre për 7 vjet rresht

Prishtinë | 11 Maj 2022 | 17:41 | Nga Ekonomia Online

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka ngritur sot aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamenti Special kundër dy të pandehurve zyrtarë me inicialet B.N. dhe D.M. për veprën penale ‘’Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’’, nga neni 422 paragrafi 2 lidhur me nenin 81 dhe 31 të Kodit nr. 04/L-082 Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Të dy këta zyrtarë kanë punuar në Aeroportin e Prishtinës dhe në Agjencinë e Shërbimeve të Navigacionit Ajror.

“Prokuroria Speciale njofton opinionin publik se gjatë periudhës kohore nga muaji shtator 2011 deri në gusht 2018, në vazhdimësi dhe në cilësinë e personave zyrtarë në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës (ANP), më pas Agjencia e Shërbimeve të Navigacionit Ajror (AShNA), të pandehurit B.N. dhe D.M e kanë keqpërdorur detyrën zyrtare duke i mundësuar OE “TCN” nga Tirana, përfitim të kundërligjshëm. Me këto veprime të pandehurit B.N. dhe D.M, kanë kryer veprën penale ‘’Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’’, nga neni 422 paragrafi 2 lidhur me nenin 81 dhe 31 të Kodit nr. 04/L-082 Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Të ngjashme