Aktakuzë për korrupsion ndaj prorektorit të Universitetit të Gjakovës

Prishtinë | 13 Tet 2021 | 09:39 | Nga Ekonomia Online

Gjakovë – Prokuroria Themelore në Gjakovë ka ngritur aktakuzë për mosraportim të pasurisë ndaj prorektorit të Universitetin të Gjakovës “Fehmi Agani”, Lulzim Zeneli.

Në aktakuzën të cilën e ka siguruar “Betimi për Drejtësi”, thuhet se i akuzuari Lulzim Zeneli duke qenë në cilësinë e zyrtarit të lartë publik, përkatësisht prorektor në Universitetin e Gjakovës “Fehmi Agani”, nuk e ka bërë deklarimin e pasurisë në periudhën nga data 1 mars deri më 19 qershor 2020.

Tutje sipas aktakuzës, i njëjti duke vepruar në kundërshtim me Ligjin për deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e pasurisë të zyrtarëve të lartë publik dhe deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e dhuratave për të gjithë personat zyrtar, nuk e ka bërë deklarimin rregullt vjetor të pasurisë në afatin e paraparë ligjor në Agjencinë Kundër Korrupsion për vitin paraprak nga 1 janar 2019 – 31 dhjetor 2019, edhe pse ka qenë i informuar paraprakisht dhe në dijeni për obligimin e deklarimit të pasurisë.

Të ngjashme