Aktakuzë për lëndim të lehtë trupor dhe asgjësim apo dëmtim të pasurisë

Prishtinë | 15 Jan 2019 | 15:38 | Nga Ekonomia Online

Prokuroria Themelore në Gjilan, departamenti për krime të përgjithshme, ka ngritur aktakuzë, ndaj të pandehurve F.D., SH.I., A.M., F.R., dhe V.H., të cilët gjenden nën masën e arrestit shtëpiak që nga data 19 dhjetor 2018.

Sipas aktakuzës, më 19 dhjetor 2018, në kafiterinë ‘’Maroa’’, në Gjilan, të pandehurit F.D., SH.I. dhe A.M., nën ndikimin e alkoolit, i kanë shkaktuar lëndime trupore të pandehurve tjerë F.R. dhe V.H., në atë mënyrë që fillimisht fjalosen, pastaj i gjuajnë me shishe dhe i godasin me grushte dhe shqelma në pjesë të ndryshme të trupit, duke i’u shkaktuar lëndime trupore.

Po ashtu, edhe të pandehurit F.R. dhe V.H., i godasin të pandehurit e lartshënuar me shishe, grushte dhe shqelma, duke i’u shkaktuar lëndime trupore, për të cilat kanë kërkuar ndihmë mjekësore.

Në këtë mënyrë, kanë kryer veprën penale ‘’Lëndim i lehtë trupor’’ nga neni 188 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 pika 1.4 dhe nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Ndërsa, të pandehurit F.D., SH.I., A.M., dhe F.R., akuzohen edhe për veprën penale ‘’Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë’’ nga neni 333 paragrafi 1 të KPRK-së, për shkak që të njëjtit pasi janë dërguar për ndihmë mjekësore, në Emergjencën e Spitalit Regjional në Gjilan, fillojnë përsëri të rrahën brenda sportelit, ku si pasojë edhe dëmtojnë orenditë dhe vulat e Spitalit.

Prokuroria me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që të pandehurit të shpallen fajtorë për veprat penale të cilat i’u vihen në barrë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme