Aktivistë e banorë të Deçanit: Institucionet në shërbim të kompanive që po ndërtojnë hidrocentrale

Prishtinë | 02 Nën 2020 | 13:28 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Aktivistë të organizatave të shoqërisë civile dhe dhe banorë të Deçanit kanë raportuar në Komisionin për Hetimin e hidrocentraleve, të cilët kanë shprehur shqetësimin për ndërtimin e hidrocentraleve në këtë komunë dhe neglizhencën e institucioneve, raporton Ekonomia Online.

Shpresa Loshaj aktiviste nga organizata  jo-qeveritare “Pishtarët” ka thënë se institucionet e vendit nuk po bëjnë asgjë dhe se janë në shërbime të “Kelkosit”, kompani kjo që ka ndërtuar hidrocentrale në këtë komunë.

Tutje ajo ka thënë se institucionet e vendit nuk po bëjnë asgjë, dhe sipas saj institucionet e vendit po i shërbejnë Kelkosit.

” Ne kemi kërkuar në ministrinë e mjedisit se çka është diskutuar aty dhe asnjë dokument nuk e kemi marr dhe ne  nuk jemi të sigurt se a kanë pasur debat publik të mirëfilltë. Institucionet tona kanë ra shumë poshtë dhe me krejt këto që i kanë bërë ata janë duke i shërbyer Kelkosit, dhe në kohën kur unë e kam ngritur zërin ata kanë ngrit padi ndaj meje, dhe çështja e Kelkosit është në heshtje”.

“Kelkosi ka dëshmuar kohë pas kohe se nuk mundemi me i besuar, andaj na duhen institucionet tona dhe njerëz të pavarur, ka thënë ajo.

Ndërsa Muharrem Lulaj banorë i komunës së Decanit, ka treguar se në pronën e tij është ndërtuar Kelkosi. Ai ka thënë se disa herë e ka ndaluar punën, por pastaj e kanë arrestuar policia dhe se i kanë thënë se kjo pronë nuk i takon këtij.

“Ata kanë filluar në 2013 dhe unë ja kam ndërpre punën dhe kos të tentojnë me hi sepse nuk është duke u përfill ligji. Prona është e shenjtë dhe e kam trashëgimi, dhe nuk mundem e shit kam thënë, kanë ardh policia me kanë arrestuar kur ja kanë filluar punës”.

Edhe Bajram Gjocaj ka kërkuar që të rregullohet vendi siç ka qenë.

“Kanë ba bazën afër stanit dhe aty janë fëmijë dhe munden me u mbyt, dhe unë kisha kërkuar që me u rregulla ai vend dhe ai bazën mu hekë prej aty dhe me u leshu lumi qysh u kanë”, tha ai.

Kryesuesja e komisionit Eliza Hoxha ka pyetur aktivisten e organizatës së cili është qëllimi i kësaj organizate.

“Ka pyetur se cili është qëllimi i organizatës dhe cila është puna e kësaj organizate?

Haxhi Avdyli nga LDK-ja

“Çka është degradua, si është dekradu ambienti përmes hidrocentraleve dhe sa keni vërejt, cili ka qe ë përfitimi lokal i qytetarëve dhe normalisht më intereson me dit se si ka qenë qasja e institucioneve që janë përgjegjëse për hidrocentralet në raport me këto shkelje”, ka pyetur Haxhiu

Të ngjashme