Aktivistët e PAN-it nisin të tallen me takimin e Kurtit e Mustafës në ranç

Prishtinë | 26 Jan 2020 | 11:54 | Nga Ekonomia Online

Isa Mustafa dhe Albin Kurti kanë zhvilluar një takim të fshehtë të premten mbrëma në rançin e Kryetarit të LDK’së.

Pas kësaj kanë nisur talljet me dy liderët që vazhdojnë të mbesin në opozitë.

Dikush ka bërë një fotomontazh ku shihet Mustafa duke e vozitur Kurtin me një veturë malore në rançin e tij në Prapashticë.

Dikur Albin Kurti akuzonte Isa Mustafën si Kryepolic të rançit në Prapashticë pasi atje ishin arrestuar disa aktivistë të VV’së që protestonin kundër Zajednicës që e kishte nënshkruar Shef i LDK’së në cilësinë e Kryeministrit.

Lideri i VV’së, Albin Kurti, të premten mbrëma, ka shkuar në rançin e Isa Mustafës në Prapashticë. Por, edhe aty s’ka arritur të bëjë marrëveshje. S’kanë dhënë asnjë detaj të këtij takimi për dallim prej herëve tjera kur Kurti publikonte edhe video pas takimeve me zyrtarët e LDK’së.

Deri më tash VV dhe LDK kanë dështuar ta arrijnë marrëveshje shkaku i mospajtimeve për të ndarë pozitat shtetërore. Tash janë bllokuar te pozita e Kryetarit të Kuvendit që e ka marrë Vetëvendosje në

Prej gjashtë muajsh, Kosova vazhdon të funksionojë me Qeveri në dorëheqje.

Albin Kurti dhe Isa Mustafa ishin takuar një ditë pasi kishin përfunduar zgjedhjet e 6 tetorit. Kishin thënë se koalicioni do të arrihej më së largu 72 orë pasi të certifikoheshin zgjedhjet. Tash, kur më 26 dhjetor është votuar Kryetari i Parlamentit, Vetëvendosje po refuzon të kthehet prapa dhe të shkarkojë ose detyrojë të japë dorëheqje njeriun që i kishte qëndruar Kurtit afër edhe kur pjesa më e madhe e njerëzve të partisë ia kthyen shpinën.

Kurti ka thënë se Glauk Konjufca s’është Kadri Veseli për ta shkarkuar kur dy liderë partish merren vesh

Të ngjashme