Aktivistët e PSD-së ia ndalin siguresat e rrymës ZRrE-së

Prishtinë | 14 Shk 2022 | 12:40 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Drejtuesit dhe aktivistët e Partisë Socialdemokrate (PSD), të cilët kanë hyrë në ambientet e Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRrE) ia kanë ndalur siguresat këtij institucioni, në shenjë proteste me shtrenjtimin e rrymës, raporton Ekonomia Online.

PSD-ja thotë se nuk do të dalin nga aty pa e parë vendimin e ZRRE-së për shtrenjtimin e rrymës.

Një punonjës i ZRrE-së ka reaguar. “Ti je tu e ndalë komplet sistemin. A ke ardhë me e dëmtu buxhetin?”, i tha punonjësi kryetarit të PSD-së, Dardan Molliqaj.

Molliqaj, së bashku me Frashër Krasniqin, ishin ata që hapën kutinë e siguresave në korridor dhe i shkyçën.

Gjatë këtij diskutimi, njëri prej aktivistëve të PSD-së mësyu punonjësin.

Aty ndërhyri Molliqaj, duke ia vënë dorën përpara, ndërsa kryesuesi i bordit të ZRRE-së, Ymer Fezullahu, u mundua ta relaksojë situatën.

“A doni me ua qitë nga një gotë ujë”, tha ai, duke qeshur.

Të ngjashme