Aktivistët e VV-së me aksion simbolik kërkojnë të respektohen të drejtat e grave

Prishtinë | 08 Mar 2018 | 15:11 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje për nder të Ditës së Gruas, kanë mbajtur një aksion simbolik në sheshin “Skënderbeu”, raporton Ekonomia Online.

Ata kanë shkruar në mure parulla si: “Burrat që nën hije lozin, kuvendojnë, pika që s`ju bije se nga gratë rrojnë”, “Sërish Vjen Marsi”, “Çdo ditë është 8 mars”.

Albana Gashi, aktiviste e Lëvizjes Vetëvendosje, tha se kjo festë është për të gjitha gratë të cilat për shkak të pabarazisë përballen me varfëri në Kosovë.

Sot shënohet 8 Marsi – Dita Ndërkombëtare e Gruas, ku për nder të kësaj dite, në Kosovë do të ketë aktivitete të shumta.

Kjo ngjarje daton nga 8 marsi i vitit  1857, kur rrobalarëset e New Yorkut u ngritën në protestë për të drejtat e tyre kundër shtypjes e shfrytëzimit të egër që u bëhej atyre dhe fëmijëve në punë.

Kurse 100 gra nga shumë vende evropiane dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të mbledhura në Kopenhagë të Danimarkës, nën kryesinë e Klara Cetkinit, vendosen që 8 Marsi të shënohet si Dita Ndërkombëtare e Grave.

 

Të ngjashme