Aktivitetet e policisë rajonale brenda 24 orëve

Prishtinë | 14 Jan 2022 | 13:44 | Nga Ekonomia Online

Policia rajonale e Ferizajt, ka vazhduar me akasionet e saja në identifikim të
kundërvajtësve të ndryshëm me synim parandalimin e aksidenteve në
komunikacionin rrugor.

Policia Rajonale, përveç policëve me uniformë po operon edhe policë me rroba dhe
automjete civile nëpër lokacione të ndryshme, në rrugë lokale dhe magjistrale, në identifikim të shoferëve që shkaktojnë kundërvajtje të ndryshme në komunikacion.
Në kuadër të këtyre aktiviteteve policia rajonale brenda 24 orëve ka shqiptuar këto kundërvajtje:

  • Mos respektimi i shpejtësisë së kufizuar, 59 gjoba
  • Tejkalim në vije të plotë apo vend të ndaluar, 1 gjoba
  • Drejtimi i mjetit pa patentë shofer, 4 gjoba
  • Kalimi i afatatit të regjistrimit , 6 gjoba
  • Xhamat e errët, vendosja e foljes ose materialit tjetër, 3 gjoba
  • Mos përdorimi i rripit të sigurisë, 15 gjoba
  • Përdorimi i telefonit gjatë ngasjes,21 gjoba
    Kundërvajtje tjera, bazuar në ligjet në fushën e trafikut rrugor, 93 gjoba
    Heqje e patentë shoferit 2
  • Gjithsej , 202 gjoba
    Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me aktivitete të shtuara edhe ne ditët në
    vijim, me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor dhe apelon
    tek shoferët që të bëjnë kujdes në komunikacionin rrugor, të respektojnë shpejtësinë
    e lëvizjes , të mbajnë distancën e duhur mes automjeteve , të kenë me vete pajisjet
    dimërore , të kenë vedosur gomat e dimrit .
    Njëkohësisht policia fton qytetarët të bashkëpunojnë me policinë.
    Për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë
    menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro
    Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406.
    Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë.

Të ngjashme