Aktorë, gazetarë, publicistë e vlerësojnë qëndrimin dhe deklaratën e Kadri Veselit

Prishtinë | 05 Nën 2020 | 11:20 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka konfirmuar sot se është i konfirmuar aktakuza nga Gjykata Speciale.

Me këtë rast, kryetari i PDK-së ka bërë edhe një deklaratë publike përmes së cilës ka shpjeguar qëndrimin e tij.

E ky qëndrim dhe kjo deklaratë është vlerësuar lartë nga të gjithë personat e jetës publike, përfshirë aktorë, gazetarë, publicistë etj.

“Deklarata e kryetarit te PDK-se, z. Kadri Veseli pas njoftimit te konfirmimit te aktakuzës nga GJK për te, është mënyra e duhur se si duhet te sillet një politikan i cili ndien përgjegjësi ndaj shtetit për te cilin ka luftuar.”, ka shkruar aktori Shkumbin Istrefi.

Ndërkaq, gazetarja Jeta Xharra ka shkruar.

“Për ne qe jemi merakli te fjalive te shkurta, te qarta, pa dredha, te mendimit te artikulum sakte dhe me elokuence, kjo deklarate ja vlen me u lexu me vëmendje dhe me u marre shembull se si duhet me reagu për krejt tjerët qe thirren me shku ne Hage.”, ka shkruar ajo.

E një shkrim më të gjatë e ka pasur edhe publicisti Enver Robelli.

“Një gjë duhet thënë qartë dhe menjëherë: Deklarata e Kadri Veselit para shkuarjes në Hagë është dinjitoze: «Ky proces ka për qëllim të arrijë tek e vërteta. Nuk ka asnjë arsye për të pasur frikë nga e vërteta. Specialen s’e shoh si fyerje, por si mundësi për t’iu dhënë fund thashethemeve».

Kjo deklaratë tregon se Veseli është politikisht më i pjekur se ata që bëjnë sikur kanë muskuj të sabotojnë drejtësinë.”, ka shkruar ndër të tjera Enver Robelli.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme