Akuzat e para nga Gjykata Speciale, në vjeshtë të këtij viti

Prishtinë | 05 Maj 2018 | 09:07 | Nga

Fundi i këtij viti mund të jetë koha kur do të zbardhen emrat e të akuzuarve të parë të prokurorit të specializuar. Avokatët e akredituar nga Gjykata Speciale për mbrojtjen e të akuzuarve të mundshëm të kësaj gjykate pohojnë se deri në vjeshtë mund të ngrihen aktakuzat e para nga Specialja, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Vjeshta e këtij viti mund të jetë e nxehtë për të akuzuarit e mundshëm të Gjykatës Speciale. Kjo pasi aktakuzat e para të Prokurorit Special pritet të bëhen deri në vjeshtë të këtij viti. Kështu të paktën besojnë avokatët e akredituar për përfaqësimin e të akuzuarve të mundshëm të Gjykatës Speciale, apo siç njihen ndryshe si Dhomat e Specializuara. Ata thonë se kanë nisur punën për sigurimin e vendbanimit në Hagë dhe përgatitjen e ekipeve të tyre.

Avokati Arianit Koci thotë se me akreditimin e avokatëve për t’i përfaqësuar palët në Gjykatën Speciale janë plotësuar të gjitha kushtet që Gjykata ta nisë punën e saj. Avokati Koci thotë se nuk ka informatë të saktë se kur do të ndodhë kjo, megjithatë pritjet janë që Gjykata ta nisë punën e saj në vjeshtë të këtij viti. “Fillimi zyrtar i punës së Gjykatës është ngushtë i lidhur me ngritjen e aktakuzave. Pra, në momentin kur do të ngrihet aktakuza e parë, atëherë gjykata funksionalizohet, ngase fillon shqyrtimi i aktakuzës sipas procedurës së parashikuar ligjore

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme