Alarmi për bombë në Aeroportin e Prishtinës sërish i rrejshëm

Prishtinë | 16 Qer 2022 | 18:10 | Nga Ekonomia Online

Një alarm për bombë është ngritur sot në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës ‘Adem Jashari’ si pasojë e një email-i kërcënues të pranuar nga stafi i aeroportit.

Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se kërcënimi i sotëm me bombë në aeroport është në vazhdën e kërcënimeve të rrejshme që po bëhen në institucionet kosovare.

Ndryshe, në orët e mëngjesit të sotëm, në disa shkolla fillore e të mesme të vendit, ka pasur rreth 30 kërcënime për mjete shpërthyese, kryesisht në zonat e banuara me shumicë serbe.

Këto kërcënime janë bërë në rajone të ndryshme në disa objekte shkollore, që janë pranuar përmes formës elektronike dhe linjave telefonike.

Të ngjashme