Albin Kurti dhe Bekim Jashari zbulojnë bustet e Tahir e Nebih Mehës

Prishtinë | 13 Maj 2021 | 18:24 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe kryetari i Komunës së Skenderajt, z. Bekim Jashari, në 40- vjetorin e vrasjes nga forcat serbe të sigurisë, zbuluan sot në Prekaz bustet e katër veprimtarëve dhe luftëtarëve të Drenicës, Tahir e Nebih Meha, Emin Lati dhe Beqir Meha, njofton Zyra e Kryeministrit.

kryeministri Kurti mbajti një fjalim në oborrin e kullës së familjes Meha.

Kryeministri Kurti tha para familjarëve dhe të pranishmëve të tjerë se 40 vjet më parë, përveç që ishte koha e demonstratave dhe e grevave, e burgjeve politike dhe e veprimtarëve ilegalë, ishte edhe koha e rezistencës së armatosur, e qëndresës për liri deri në vdekje – ishte koha e Tahir e Nebih Mehës.

“40 vjet më vonë, ata na bënë bashkë, përsëri, këtu, në vendin e tyre të dashur që tash është vendi ynë i lirë”, tha kryeministri Kurti.

Të ngjashme