Albin Kurti merr sot vaksinën AstraZeneca

Prishtinë | 29 Mar 2021 | 14:14 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të vaksinohet sot me vaksinën AstraZeneca, raporton Ekonomia Online.

Procesi i vaksinimit do të fillojë të martën në Klinikën Infektive dhe sallën “1 Tetor”, kurse në komuna të enjten ose premten e kësaj jave.

Të dielën në mbrëmje, me pranimin e 24 mijë dozave të para të vaksinave, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka deklaruar se të parët që do të fillojnë të vaksinohet do të jenë personeli shëndetësor të cilët janë në vijë të parë të frontit dhe personat mbi moshën 80 vjeçare me sëmundje kronike më të mëdha.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme