ALDA hap zyre edhe në Kosovë, synon fuqizimin e demokracisë lokale

Prishtinë | 07 Nën 2019 | 12:06 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Rrjeti Ballkanik për Demokraci Lokale tash e tutje do të jetë prezente edhe në Prishtinë. Kjo pasi që sot është lansuar edhe zyra e kësaj organizate në Prishtinë, raporton EkonomiaOnline.

Stanka Parac nga Asociacioni Evropian për Demokraci Lokale (ALDA) ka thënë se qëllimi i kësaj ngjarjeje dhe i organizatave që merren me bashkësi lokale është kontributi i të rinjve në komunitet dhe shoqëri për të pasur mundësi më të mira jetese në vendet e tyre.

Poashtu ajo është shprehur se qëllimi i asociacioneve të tilla është të prodhojnë sa më shumë lajme të mira nga Ballkani për njerëzit që jetojnë në Evropë.

“Është përzgjedhur Ballkani për arsye sepse qytetet dhe njerëzit e rinj meritojnë lajme më të mira nga Ballkani. Ne i bashkuam forcat e tona me organizatat lokale nga Ballkani për të punuar së bashku, pasi demokracia lokale dhe sistemi qeveritar lokal nëpër vendet ona është njëri prej kritereve për të jetuar në standarde evropiane dhe gjithashtu kontributi i të rinjve, dhe për këtë arsye ne i ftuam të rinjtë nga Ballkani të ju ndihmojë organizatave që merren me këtë çështje për të kontribuar për një jetë më të mirë shoqëri më të mirë ekonomi më të mirë në komunitetet e tyre dhe sigurisht të përfitojnë mundësi më të mira  për të jetuar në vendet e tyre.

President i Asociacionit për Demokraci Lokale, Oriono Otacon është shprehur se puna e asociacionit, është që 20 vite dhe janë me qendër Shkup, por me zyre edhe në vendet e tjera, dhe qëllimi është t’u ndihmojnë organizatave të ngjashme dhe të tregojnë përvojën e tyre.

“Asociacioni për Demokraci Lokale si asociacion ndërkombëtarë është duke punuar që 20 vjet në vendet e Ballkanit, ne punojmë me partnerët e tanë ne kemi zyrat në Shkup dhe organizimi sot është një mundësi e re  për ALDA-n dhe mundësi e re për  organizatat lokale dhe gjithashtu një mundësi e re për njerëzit që të punojnë me ne kemi eksperiencë të madhe ne jemi të përgatitur të u ndihmojmë atyre nëse është e nevojshme duhe u bazuar në eksperiencën tonë dhe në rezultatin e punë tonë”, tha ai.

Presidenti i BNLD-së, Elbert Krasniqi është shprehur se demokracia lokale në Kosovë nuk është në nivelin e duhur dhe duhet të përmirësohet.

Ndërsa shton se qytetarët duhet të marrin pjesë më shumë në vendimmarrje për zhvillim të qëndrueshëm të demokracisë lokale dhe ekonomisë lokale.

“Rrjeti Ballkanik për Demokraci Lokale është një rrjet i ri i formuar  tash me zyrën qendrore në Shkup dhe me zyrat e saja në shtetet e Ballkanit ku ekzistojnë agresionet për demokraci  lokale.

 Agjencionet për Bashkësi lokale kanë eksperiencë mbi 20 vjet duke filluar prej Suboticës dhe ne kemi besuar se ka ardhur momenti kur përvoja jonë lokale mund të gërshetohet së bashku me të tjerët dhe të jemi një akter shumë i rëndësishëm për promovimin e demokracisë lokale.

Të ngjashme