“Aleanca Franceze” hap dyert në Prishtinë, ofron kurse dhe mundësi studimi

Prishtinë | 11 Sht 2019 | 18:53 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Aleanca Franceze e Prishtinës ka organizuar pritje për vizitorët të cilët u njoftuan në lidhje me studimet universitare në Francë.

Anne Sophie drejtoreshë e Aleancës Franceze ka treguar për Ekonomia Online për aktivitetet e ditës së sotme.

Ajo tregoi se kanë ofruar kurse që janë si teste për fëmijë dhe të rritur, si dhe i kanë njoftuar vizitorët për studimet në Francë, ku certifikata e Aleancës Franceze njihet për studime në Francë si dhe për punë.

“Sot është ditë e hapur e Aleancës Franceze,pra është dita kur ne i tregojmë të gjitha aktivitetet e tona publikut. Sonte ofrojmë kurse të cilat janë vetëm si teste për fëmijë dhe të rritur. Pastaj do t’i informojmë njerëzit  për të gjitha aktivitetet e tjera kulturore që ofron Aleanca Franceze. Si dhe informata për studimet në Francë nga këndi i cili është këtu për ti informuar studentët për të gjitha informatat kur ti ndjekin studimet. Gjithashtu edhe për diplomat e gjuhës frënge të cilat i ofrojmë, siç janë diplomat TELF DAF si dhe TISE. Janë diploma të cilat i certifikojmë dhe mundësojnë për të studim në Francë ose punë”, tha ajo.

Aldi Krasniqi, vizitorë në Aleancën Franceze edh pse shumë i vogël u shpreh se ka ardhur këtu për ta rifreskuar këtë gjuhë, ngase ai ka pasur rastin të jetojë në Francë dhe e flet mirë këtë gjuhë.

“Frëngjishten e kam mësuar në Francë, kam qenë me jetua. Kam ardhur këtu për mos me harru frëngjishten”.

Vizitorët mund të përfitojnë orë mësimi falas për t’u “njohur” me gjuhën frënge, për fëmijë, adoleshentë dhe të rritur

Vizitorët u informuan në lidhje me studimet universitare në Francë, dhe diplomat e gjuhës frënge që lëshohen në Aleancën Franceze: DELF, DALF dhe TCF.

Gjatë tërë ditës, vizitorët kanë fituar zbritje në regjistrime prej 10%.

Ndërsa janë ofruar edhe specialitete të kuzhinës franceze për të gjithë të pranishmit.

Të ngjashme