Aleksandër Lumezi propozohet kryetar i Komisionit për provimin e Jurisprudencës

Prishtinë | 27 Gus 2020 | 13:33 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Drejtësisë Selim Selimi, ka publikuar emrat e të propozuarave për komisionin lidhur me provimin Jurisprudencës, ku kryetar i këtij komisioni është propozuar Aleksander Lumezi, që aktualisht është edhe Kryeprokuror i Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Të propozuarit tjerë janë: Aleksandër Lumezi – Kryetar i Komisionit, pyetës i lëndën e drejta Penale kurse për zëvendës anëtar i komisionit, Besim Kelmendi; Hasan Shala- Anëtar i Komisionit, pyetës i lëndës E drejta Civile (materiale dhe procedurale) kurse për zëvendës anëtar, Rafet Haxha; Nebojsha Boriqiq – Anëtar i Komisionit, pyetës i lëndës E Drejta Tregtare, kurse për zëvendës anëtar Mahir Tutuli; Aferdita Bytyqi- Anëtare e Komisionit, pyetëse e  lëndës E Drejta Kushtetuese, organizimi i sistemit gjyqësor të Kosovës, bazat e sistemit të Bashkimit Evropian dhe të Drejtat e Njeriut, kurse për zëvendës anëtar, Ćerim Fazliji dhe Enver Peci – Anëtar i Komisionit, pyetës i lëndës E Drejta e Punës dhe e drejta Administrative, kurse për zëvendës anëtar, Shqipe Qerimi.

Përbërja e komisionit do të votohet fillimisht në qeveri e më pas edhe në Kuvend.

“Për neve ka qenë  rëndësishme të ruhet një konsistence nga e kaluara. Andaj kemi menduar që në disa dikastere të vazhdojmë ata që kanë qenë më herët”, tha Selimi.

Ai foli edhe sa i përket procesit të vettingut, ku tha se në këtë proces do të ketë një gjithëpërfshirës ku pjesë e tij janë edhe faktori ndërkombëtarë.

Selimi tha se në fund të tetorit pritet të dërgohet raporti nga grupet punuese

Të ngjashme