Aliu: 50 për qind e grave kanë përjetuar dhunë në familje

Prishtinë | 26 Sht 2019 | 11:18 | Nga Halide Rexhepi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Iniciativa për Drejtësi dhe Barazi – INJECT kanë publikuar raportin e hulumtimit rreth pasurisë së përbashkët dhe mbajtjes financiare, raporton Ekonomia Online.

Drejtoresha e INJECT, Luljeta Aliu, ka thënë se 50 për qind e grave kanë përjetuar dhunë në familje derisa 38 për qind kanë kërkuar pasurinë bashkëshortore.

 “Ne kemi intervistuar në gra dhe profesionistë. 50% e tyre kanë përjetuar dhunë në familje. 38% e kanë kërkuar pasurinë, 65 % kanë kërkuar avokat , 65% kanë refuzuar të marrin avokat. Përkundër faktit që 70% kanë vendim të gjykatës për alimentacion vetëm 25% e grave deklaruan se marrin alimentacion të përbashkët. 60% prej grave që janë deklaruar kanë treguar që nuk ka pasur pasuri nga bashkëshorti. 27 plotësisht ju respektohen të drejtat, 33 për qind”, tha ajo.

Ajo ka rekomanduar Gjykatat që të sigurojnë respektimin e kornizës ligjore, praktika të reja gjyqësore.

Të ngjashme