Aliu: Bibaj nuk është në izolim, i infektuari nuk kishte kontakt me banorët në këtë fshat

Prishtinë | 21 Mar 2020 | 18:46 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i komunës së Ferizajt Agim Ali në një bisedë telefonike dhënë për Ekonomia Online ka treguar se i prekuri me Coronavirus nuk ka pasur kontakte me familjarë apo dikend tjetër dhe për këtë arsye nuk ka masë për izolim.

Aliu ka treguar se informata e plasur në faqen e komunës do të përditësohet dhe se kjo ka qenë vetëm një kërkesë e kryetari të fshatit Bibaj por që i prekuri gjendet në karantinë dhe ka ardhur mbrëme nga Dyzeldorfi i Gjermanisë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme