Aliu: Dënim urdhërdhënësve e kryesve të krimit në Reçak

Prishtinë | 15 Jan 2020 | 17:01 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Ferizajt Agim Aliu ka përkujtuar viktimat e masakrës së Reçakut, duke shkruar se ata që e bënë dhe e urdhëruan këtë krim e gjenocid makabër duhet të dënohen dhe të ketë drejtësi për viktimat dhe familjarët e tyre.

“Tash 21 vite më parë, bota pa me sy të saj, krimin më të llahtarshëm, vrasjen masive më makabre e gjenocidin më të pashembullt serb në Reçak.

Reçaku e mijëra viktima të luftës në Kosovë, janë thirrja e ndërgjegjes për drejtësi e spikama e përpjekjes njerëzore për lirinë.

Dënim urdhërdhënësve e kryesve të krimit, drejtësi për viktimat e familjarët e tyre”!

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme