Aliu takohet me Çavusoglun, nënshkruajnë marrëveshje për rritje të numrit të fluturimeve

Prishtinë | 19 Qer 2022 | 12:30 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, është takuar sot me ministrin e Jashtëm të Turqisë, Mevlüt Çavusoglu, ku nënshkruan një marrëveshje bashkëpunimi për rritjen e numrit të fluturimeve në mes të dy vendeve.

“Sapo nënshkruam marrëveshje të bashkëpunimit me ministrin e punëve të jashtme të Republikës së Turqisë, z. Mevlüt Çavusoglu. Përmes kësaj marrëveshje tanimë kemi rritur numrin e fluturimeve nga njëzet e tetë (28) fluturime në javë, në dyzet e dy (42) sosh ✈️, e që do të rezultojë edhe me uljen e çmimeve të udhëtimeve të pasagjerëve tanë”, ka shkruar Aliu në facebook.

Sipas Aliut, kjo marrëveshje i kontribuon zhvillimit të mëtejshëm të transportit ajror në përgjithësi, përkitazi zhvillimit të vëllimit të trafikut ajror në mes të dy Republikave.

Të ngjashme