Aliu vizitoi Kishën Katolike në Ferizaj, uron Pashkët

Ferizaj | 21 Pri 2019 | 14:34 | Nga Ekonomia Online

Ditën e sotme, kreu i Komunës së Ferizajt, i prirë nga Kryetari i Komunës, Agim Aliu, deputeti i Kuvendit të Kosovës, Elmi Reçica, deputetja e Kuvendit të Kosovës, Mexhide Mjaku Topalli, Kryesuesja e Kuvendit të Komunës, Kristina Gashi Bytyçi dhe të tjerë vizituan Kishën Katolike “Engjëlli i Rojës” në Ferizaj për të uruar klerin katolik dhe gjithë komunitetin katolik në ditën e kremtës së Pashkëve Katolike.

Këtë delegacion vendimmarrësish lokal e qendror e mirëpriti drejtuesi i Kishës Katolike “Engjëlli i Rojës” në Ferizaj, Don Viktor Sopi i cili tha se kjo festë e paqes, është afirmimi i dashurisë mes njëri-tjetrit, respektit e vullnetit të mirë mes njerëzve.

Në anën tjetër i pari i qytetit, Agim Aliu dhe mysafirët tjerë uruan shëndet e gëzime, paqe universale e tolerancë mes njëri-tjetrit në këtë festë të gëzimit e paqes, duke besuar fuqishëm në parimet e tolerancës dhe respektit reciprok mes nesh.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme