Amabasada e ShBA-së në Prishtinë i bën thirrje qytetarëve të bashkohen në luftën kundër dhunës në baza gjinore

Prishtinë | 28 Nën 2022 | 17:31 | Nga Ekonomia Online

Ambasada e Shtetve të Bashkuara në Prishtinë, të hënën e 28 nëntorit ka bërë një thirrje publike.

Përmes një postimi Ambasada e Shteteve të Bashkuara ka bërë thirrje të bëhen bashkë në luftën kundër dhunës në baza gjinore.

“Në të gjithë Kosovën, ekzistojnë shtëpi dhe strehimore të sigurta që ofrojnë strehim, ushqim, veshje dhe mbështetje psiko-sociale”, thuhet në njoftimin e Ambasadës së ShBA-së në Prishtinë

Tutje thuhet se “gjëja më e mirë që mund të bëni është të largoni veten ose të dashurit tuaj nga kërcënimi i rrezikut shtesë. 16 Ditë Bashkohuni”.

“Në të gjithë Kosovën, ekzistojnë shtëpi dhe strehimore të sigurta që ofrojnë strehim, ushqim, veshje dhe mbështetje psiko-sociale. Gjëja më e mirë që mund të bëni është të largoni veten ose të dashurit tuaj nga kërcënimi i rrezikut shtesë. 16 Ditë Bashkohuni”, shkruan Amabasada e ShBA-së në Prishtinë .

Të ngjashme