Ambasada Amerikane i dhuron MPB-së mjete mbrojtëse nga Covid-19

Prishtinë | 07 Tet 2020 | 12:02 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) ka pranuar një donacion nga Ambasada Amerikanë në Prishtinë.

Donacioni përbëhet nga 9 800 maska shumë përdorimesh, afro 6 700 palë dorëza dhe dezinfektues, raporton Ekonomia Online.

Me këtë rast, ministri Agim Veliu ka falënderuar ambasadën për ndihmën e vazhdueshme, duke shtuar se institucionet janë duke bërë të pamundurën në luftimin e pandemisë.

“Donacioni që e pranojmë sot përbëhet nga 9800 maska shumë përdorimesh, afër 6 mijë e 700 doreza, dhe donacione të tjera që janë të nevojshme për ministrinë tonë. Edhe sot miqtë amerikan po qëndrojnë afër nesh.Donacioni do t’i ndihmon ministrisë për kryerjen sa më mirë të detyrave dhe obligimeve të përditshme në funksion të një mirëqenie më të mirë për qytetarët e Kosovë”.

“Lufta e pandemisë ka gjasa të zgjasë ende dhe secila ndihmë është e mirëseardhur. Kjo ndihmë është e mirëseardhur që organet e rendit të sigurojnë një kontroll më të mirë dhe efikase”.

Drejtori i Byrosë Ndërkombëtare për Narkotik dhe Çështje të Sigurisë(INL), Shawn Waddoups, theksoi se ShBA-ja mbeten e përkushtuara ta mbështes Kosovën, duke u përgjigjur ndaj kërkesave për menaxhimin e COVID-19 dhe duke ofruar e asistencë për MPB-në dhe agjencitë e saj.

“Arsyeja pse ne jemi të lumtur që po e bëjmë këtë ndihmë, ka të bëj me sakrificën të cilën ju po bëni për një Kosovë më të sigurt.
Policia e Kosovës ka qenë në vijë të parë të frontit për ballafaqim me pandeminë,  duke potencuar edhe punën e vazhdueshme të Agjencisë së Forenzikës dhe Akademisë së Kosovës për Siguri Publike nën rrethana sfiduese”.

“Në këtë fazë duhet të jemi vigjilent me atë çfarë është duke ndodhur me situatën me këtë virus dhe të inkurajojmë publikun të marrin masa parandaluese për sigurinë e tyre”.

“Të gjithë ne së bashku duhet të ju dalim në ndihmë zyrtarëve të cilët po merren me hetime të rasteve që kanë të bëjnë P.sh me dhunën në familje. Ne do të vazhdojmë të ndihmojmë Kosovën në zbatimin e ligjit, sidomos në përmirësimin e gjendjes së përgjithshme”, theksoi Waddoups.

Lexo më shumë:

Të ngjashme