Ambasada amerikane lëshon viza për kosovarët e moshës mbi 60-vjeç

Prishtinë | 16 Dhj 2016 | 11:44 | Nga

Ambasada amerikane në Prishtinë ka bërë të ditur se që nga 5 janari 2017 do të fillojë të pranojë aplikacionet për viza turistike (B1/B2) për kosovarët e moshës mbi 60-vjeçare.

Sipas kësaj ambasade, deri më tani, një shërbim i tillë është ofruar në Prishtinë vetëm për ripërtëritjen e vizës së skaduar dhe për të moshuarit mbi 80 vjet.

“Ngaqë ambasada amerikane në Prishtinë përpiqet të ofroj shërbime cilësore për qytetarët e Kosovës të cilët aplikojnë për viza dhe ka konsiderata për vështirësitë që paraqet udhëtimi për në Shkup, ka vendosur t’i zgjeroj shërbimet për viza të ofruara në Prishtinë”, thuhet në njoftimin e Ambasadës amerikane, raporton Ekonomia Online.

Në njërën nga vërejtjet e dhëna në njoftimin e Ambasadës amerikane thuhet se qiftet e martuara mund të aplikojnë së bashku përderisa njëri nga ta është mbi 60 vjeç.

Ndërkaq shtohet më tej, “të gjithë aplikantët tjerë të moshës 14 deri 59 vjeçare e që aplikojnë për herë të parë për vizë turistike (B1/B2) duhet të aplikojnë në ambasadën amerikane në Shkup”.

Njoftimi i plotë i Ambasadës amerikane:

Kosovarët e moshës mbi 60 vjeçare do të mund të aplikojnë për vizë turistike (B1/B2) në Ambasadën amerikane në Prishtinë

Ambasada amerikane në Prishtinë ka kënaqësinë të ju njoftoj se, që nga 5 janari 2017 do të filloj të pranoj aplikacionet për visa turistike (B1/B2) për Kosovarët e moshës mbi 60 vjeçare. Deri më tani, shërbim i tillë është ofruar në Prishtinë vetëm për ripërtërirjen e vizës së skaduar dhe për të moshuarit mbi 80 vjet. Ngaqë ambasada amerikane në Prishtinë përpiqet të ofroj shërbime cilësore për qytetarët e Kosovës të cilët aplikojnë për viza dhe ka konsiderata për vështirësitë që paraqet udhëtimi për në Shkup, ka vendosur ti zgjeroj shërbimet për viza të ofruara në Prishtinë.

Në të ardhmen, aplikantët duhet plotësuar formularin DS-160 (i cili mund të gjendet në faqen zyrtare të ambasadës amerikane në: https://xk.usembassy.gov/visas/), të përzgjedhin Prishtinën si vend i aplikimit dhe të caktojnë terminin në web-faqe. Në ditën e intervistës aplikantët duhet të paguajnë tarifën për vizë (me para në dorë, dollarë ose euro) në ambasadë ku dhe do të intervistohen nga një zyrtar konsullorë. Vëni re se këto procedura dallojnë nga ato për në ambasadën amerikane në Shkup. Gjatë intervistës, të gjithë aplikantët duhet të vërtetojnë se kualifikohen për të marrë vizën. Zakonisht, vizat e aprovuara mund të merren në ambasadë, dy ditë pune pas intervistës.

Ambasada amerikane në Prishtinë shpreson të ofroj më shumë shërbime për viza, në vitet në vijim. Për çdo risi dhe ndryshim, përcilleni ambasadën në Facebook. Pyetjet tuaja mund ti drejtoni në [email protected]

VINI RE:

• Aplikantët duhet të paraqiten jo më shumë se 15 minuta, para intervistës. Armët ose çantat e mëdha, janë të ndaluara në ambasadë. Aplikantët këshillohen ti lënë pajisjet elektronike në shtëpi për të lehtësuar kontrollimin e tyre nga ana e personelit të sigurimit.

• Për të arritur tek sektori konsullor, duhet ecur shkallëve dhe sipërfaqeve jo të rrafshëta. Për shkak të hapësirës së limituar, përsonat të cilët nuk aplikojnë për vizë nuk do të mund të futen në ambasadë. Aplikantët me aftësi të kufizuara apo që kanë nevojë për ndihmë të ndonjërit prej anëtarëve të familjes këshillohen të aplikojnë në ambasadën amerikane në Shkup.

• Qiftet e martuara mund të aplikojnë së bashku përderisa njëri nga ta është mbi 60 vjeç. Të gjithë aplikantët tjerë të moshës 14 deri 59 vjeçare e që aplikojnë për herë të parë për vizë turistike (B1/B2) duhet të aplikojnë në ambasadën amerikane në Shkup.

• Sektori konsullor ka kohë të limituar për intervista (termin). Aplikantët duhet të kenë durim nëse data e tyre e preferuar për intervistë nuk është në dispozicion. Aplikantët me raste urgjente këshillohen të aplikojnë në ambasadën amerikane në Shkup.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme