Ambasada amerikane në Prishtinë: Kosova i bashkohet thirrjeve për largimin e sigurt të afganëve

Prishtinë | 16 Gus 2021 | 07:50 | Nga Ekonomia Online

Ambasada amerikane në Prishtinë ka publikuar mëngjesin e sotëm deklaratën e departamentit amerikan të shtetit, ku flitet për situatën në Kabul dhe largimin e afganëve nga vendi, shkruan Gazeta Express.

Ambasada Amerikane në Prishtinë ka shkruar se Kosova i bashkohet SHBA-së në thirrjen që të gjithë palët të respektojnë largimin e sigurt të shtetasve të huaj dhe të afganëve.

“Kosova i bashkohet Shteteve të Bashkuara dhe vendeve të tjera në thirrjen: “të gjitha palëve të respektojnë dhe lehtësojnë, largimin e sigurt dhe të rregullt të shtetasve të huaj dhe afganëve që dëshirojnë të largohen nga vendi”, shkruhet në postimin e ambasadës amerikane në Prishtinë.

https://www.facebook.com/kosovo.usembassy/posts/6722400381119393

Të ngjashme