Ambasada Britanike: Kriminelët nuk kanë frikë nga burgu, por brengosen për pasurinë e tyre

Prishtinë | 12 Dhj 2019 | 14:50 | Nga Albanë Hajdari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) ka mbajtur konferencën “Lufta kundër pastrimit të parave dhe konfiskimit të aseteve të fituara në mënyrë të kundërligjshme: Ku qëndron Kosova?”, raporton Ekonomia Online.

Drejtoresha ekzekutive e GLPS-së, Arbresha Loxha, ka bërë të ditur se nga 3.8 milionë euro të konfiskuara vetëm 150 milionë janë sekuestruar nga Prokuroria Speciale. 

“Kjo analizë është hartuar përgjatë monitorimit të rasteve për pastrimin e parasë në gjithë territorin e Kosovës nga qershori-nëntor. Pastrimi i parave është i paktë, institucionet duhet të jenë të mbikëqyrura. Prokuroria Speciale ka filluar hetimin vetëm pas kallëzimit penal, do duhej me proaktive ndaj kësaj vepre e jo të pres të bëhet nga palët e tjera. Derisa vetëm policia ka dorë në këto raste atëherë zvogëlohet numri i ndjekjeve të rasteve kriminale. Nivel i ulët të konfiskimit të pasurisë. Vlera e përgjithshme 3.8 milionë euro që është konfiskuar, mbi 150 milionë euro janë sekuestruar”.

Loxha theksoi se mungon konfiskimi i aseteve të fituara në mënyrë të kundërligjshme, kryesisht përmes pastrimit të parave, si dhe siç tha ajo mungon profesionalizmi gjatë trajtimit të rasteve nga ana e  Prokurorisë Speciale dhe Gjykatave në Kosovë.

“Mungesa e prokurorisë, vendimeve përfundimtare të gjykatave për konfiskimin e pasurisë që është fituar jashtëligjshëm. Deri në vitin 2018 është shfrytëzuar vetëm një mundësi e veprave penale, ku konfiskimi i pasurisë vjen si rrjedhojë e një vepre tjetër. Në disa prej rasteve të Prokurorisë Speciale ka ngritur aktakuzë vetëm një ditë para. Prokuroria ka vetëm 14 prokurorë dhe e njëjta ka kompetencë të hetojë edhe raste të tjera, do të thotë nuk ka kapacitet dhe prokurorët nuk janë të profilizuar”.

Loxha ka kërkuar nga institucionet përkushtim dhe fokus të sistemit të drejtësisë në Kosovë si dhe të ketë trajtimin sa më efikas të kësaj dukurie.

GLPS-ja ka ofruar një sërë rekomandimesh lidhur me përmirësimin e situatës aktuale të ndjekjes dhe gjykimit të veprës penale të pastrimit të parave.

“Prokuroria ftohet që në mënyrë më aktive në drejtim të veprës penale. Duhet të sekuestrojë të gjitha astet që dyshohet se janë shpëlarje e parave dhe të bëhet konfiskimi i tyre. Në çdo aktakuzë të ngritur të mbaj edhe formën e ngritjes e jo të shtrojë aktakuza sa për sy e faqe. Të shfrytëzojnë mundësinë që të rrisin numrin e gjyqtarëve, të shpërndahet kompetenca për pastrimin e parave. Kompetenca për hetimin e pastrimit të parasë bie mbi PRSK dhe Policinë e Kosovës”.

Udhëheqësja e ekipit për sundim të ligjit nga Ambasada Britanike, Jennifer Blakeney, deklaroi se kriminelët nuk kanë frikë nga burgu, por brengosën për pasurinë e tyre.

Blakeney tha se të gjithë duhet të hetohen dhe të shkatërrohen bandat kriminale. Ajo premtoi që Britania do ta ndihmojë Kosovën në konfiskimin e pasurisë.

“Britania është për të përmirësuar efikasitetin dhe ndikimin në luftimin e krimin ekonomik, korrupsionin, konfiskimin e asteve të paligjshme dhe pastrimit të parasë. Mbretëria e Bashkuar e din se kriminelët nuk iu frikohen burgut. Megjithatë brengosen për paratë dhe pasuritë e tyre. Veprimet apo pronat e fituara konfiskohen vetëm atëherë do të rritet besimi i qytetarëve dhe do të ulët pjesëmarrja e krimit të organizuar”.

“Për ta luftuar krimin e organizuar nuk është vetëm e një shteti por ne jemi të përkushtuar ti ndihmojmë Kosovës. Janë disa biznese vendore të cilët janë duke dhenë punëtor lokal dhe shembull se si duhet Kosova të jetë shtet i fortë. Të gjitha duhet të hetohen dhe ti shkatërrojnë këto banda. Prokuroria duhet të forcohet të ketë dënime të shpejta”, u shpreh ajo, raporton Ekonomia Online.

Sipas saj, lufta kundër pastrimit të parave dhe konfiskimit të aseteve të fituara në mënyrë të kundërligjshme janë elemente kryesore në luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Të ngjashme