Ambasada Britanike në Prishtinë largon 80% të plastikave njëpërdorimëshe

Prishtinë | 14 Jan 2020 | 14:57 | Nga Ekonomia Online

Ambasada Britanike në Kosovë ka bërë të ditur se Ministria e Punëve të Jashtme e Britanisë është duke zëvendësuar veturat zyrtare me vetura elektrike ose hibride. Kjo në kuadër të përpjekjes më të gjerë për të zvogëluar ndikimin e saj të karbonit dhe të bëhen “shërbimi më i gjelbër diplomatik në botë”.

Një veprim të tillë, e ka nisur edhe përfaqësia diplomatike në Prishtinë.

“Ambasada Britanike në Prishtinë tashmë ka larguar nga përdorimi afër 80% të plastikave për një përdorim, dhe po punojmë me partnerët tanë zbatues për të zvogëluar plastikën për një përdorim në projektet e financuara nga Ministria e Punëve të Jashtme”, thuhet në njoftimin e Ambasadës britanike.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme