Ambasada britanike në Prishtinë: Mediet të japin informacione faktike për COVID-19

Prishtinë | 15 Pri 2020 | 21:37 | Nga Ekonomia Online

Ambasada e Britanisë së Madhe në Prishtinë ka kërkuar nga mediat të japin informacione të qarta dhe faktike për epideminë COVID-19, duke thënë se gazetarëve dhe organizatave të tyre duhet t’u jepet hapësirë për të vepruar në mënyrë efektive.

Përmes një postimi në Facebook, Ambasada britanike flet për rolin e medias për të mbajtur të informuar publikun.

“Në kohën kur njerëzit përballen me sfida të përditshme, është më e rëndësishme se kurrë që gazetarët dhe mediat të jenë në gjendje të japin informacion të qartë dhe faktik, veçanërisht për emergjencën me COVID-19. Media ka një rol të rëndësishëm në mbajtjen e informuar të publikut dhe kjo nuk duhet të ndërhyhet për qëllime politike apo qëllime të tjera. Është thelbësore që gazetarëve individualë dhe organizatave të tyre t’u jepet hapësira për të vepruar në mënyrë efektive”, shkruan Ambasada e Britanisë së Madhe.

At a time when people face daily challenges, it is more important than ever that journalists and media are able to…

Gepostet von British Embassy, Pristina am Mittwoch, 15. April 2020

Të ngjashme