Ambasada Çeke hap fotoekspozitën “Në Kosovë me dashuri”

Prishtinë | 27 Tet 2016 | 20:15 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Për Ditën Kombëtare të Çekisë, Ambasada e këtij shteti në Prishtinë ka hapur ekspozitën “Në Kosovë me dashuri”, me fotografi që ilustrojnë përditshmërinë e vërtetë të jetës në Prishtinë dhe në vendbanime të tjera në Kosovë.

Këto fotografi janë vepra të Albert Pich – autor i njohur çek për fotografitë në rrugë, të bëra gjatë tetë viteve të qëndrimit në Kosovë.

“E vërteta dhe dashuria duhet të mbizotrojnë ndaj gënjeshtrës dhe urrejtjes”. Fotografitë u ekspozuan të realizuara në stilin e fotografive të bëra në rrugë, hapin zemrën e shikuesit dhe e bënë atë pjesë të skenës së vërtetë në rrugë, pa e lënë mundësinë e dyshimit për mashtrim.

Ekspozita përbëhet prej 32 fotografive bardhë e zi dhe do të qëndrojë e hapur deri më 10 nëntor 2016.

Albert Pich, artist nga Çekia, i njohur për fotografitë në rrugë – portreti i të cilit ekziston vetëm nga ana e prapme, është themelues dhe administrator i foto-grupit “Street photo is not just click in the street…” (“Fotografia e bërë në rrugë nuk është vetëm një shkrepje në rrugë”) me 900 anëtarë.

Disa nga fotografitë e tij nëpër rrugë janë publikuar në foto galerinë e ShBA-ve “Pure Street photography”.

Të ngjashme